Akuzohen për 5 vrasje, infermierja-mjekut: ‘’Për ty jam gati të vras dhe fëmijët’’

Kosovë&Rajon

mjeku-italiMediat italiane kanë publikuar detaje të reja shokuese pas arrestimit të mjekut anestezist Leonardo Cazzaniga e infermieres Laura Taroni, të cilët akuzohen për të paktën 5 vrasje. Mësohet se dy të prangosurit prej kohësh kanë pasur një lidhje intime jashtëmartesore. Mediat kanë publikuar detaje nga dosja e prokurorisë italiane, e cila ka përgjuar telefonat e dy të akuzuarve për vrasjen e 4 pacientëve në spital, por edhe të burrit të Laura Taronit. Nga përgjimet telefonike të infermieres dhe mjekut mësohen deklarata shokuse, pasi Laura shkon deri aty sa i thotë të dashurit se është e gatshme të vras edhe fëmijët e saj për të. Po ashtu i implikuar është dhe djali i saj 11 vjeç, i cili flet me nënën për vrasjet.

SI NISËN HETIMET

Gjithçka nisi pas dyshimeve për vdekjen e pashpjegueshme të disa pacientëve në spitalin e Saronnos (Varese) të Italisë, atje ku punonin Laura e Leonardo. Dyshohet se pacientëve në spital ata u jepnin ilaçe mbi dozën e përcaktuar. Ndërkohë, të hetuar për këto vrasje janë edhe 14 persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PËRGJIMET

Pasi nisën dyshimet ndaj mjekut dhe infermieres, me urdhër të prokurorisë telefonat e çiftit u vunë në përgjim. Mësohet se Laura ishte e gatshme që të vriste edhe fëmijët e saj për dashurinë e mjekut, ndërsa ky i fundit i përgjigjet ‘Jo, jo fëmijët’. Ata gjatë gjithë kohës flisnin për vrasje, ndërsa Laura shton se “mund t’i vrasim me ilaçe të hedhura në koktejl’. Madje ajo shkon deri aty sa në listën e personave që donte të vriste ishte dhe kunata, të cilës propozoi t’i prisnin frenat e makinës. Falë këtyre përgjimeve, mjeku dhe infermierja u arrestuan nën akuzën për vrasje.

ME TE LEXUARAT