“Indeksi i sipërmarrjes globale 2017”, Shqipëria në vendin e 80-të

Aktualitet

global-entrepeneurship-index-300x200“Indeksi i sipërmarrjes globale 2017”, që matet nga Instituti Global për Zhvillimin dhe Sipërmarrjen, e rendit Shqipërinë në vendin e 80-të, ndër 138 vende të analizuara.

Një vit më parë, Shqipëria renditej në vendin e 76-të, por në analizë merreshin 132 vende dhe jo 138, ç’ka ka çuar edhe rënien në renditje të vendit tonë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën. Vetëm një vend sipër nesh gjendet Serbia , ndërsa në vitin 2014, kur Shqipëria renditej në vendin e 72-të, linte pas edhe Serbinë. Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, renditen respektivisht në vendin e 59-të, 61-të, 64-të dhe 79-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në krahasim me rajonin, situata është e njëjtë me një vit më parë. Ky indeks mat të dhëna sa i përket sjelljes, aftësive dhe aspiratave të sipërmarrjes duke i peshuar ato kundër infrastrukturës sociale dhe ekonomike të çdo vendi, që përfshin edhe linjat e transportit me vendet e tjera apo rrjetin e komunikimit. Indeksi i përgjithshëm përmban 14 nën-indikatorë. Në nivel global, Shtetet e bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë.

ME TE LEXUARAT