Konflikti me policin, prokuroria cakton ‘detyrim paraqitje’ për katër tregtarët

Aktualitet

shefi-krimit-ekonomik-shkoder-armeProkuroria lë të lirë katër tregtarët e duhanit në Shkodër, të cilët u përleshën me shefin e Krimit Ekonomik duke i caktuar me kërkesë të prokurorisë masa ‘Detyrim paraqitje’.

Mësohet se Arjan Halili, Marjan Palalej, Denis Zefi, dhe Astrit Muçaj akuzohen se kundërshtuan efektivët e policisë. Ndërsa për Pjerin Lazrin dje u mor vendimi për pezullim tre ditë nga detyra që ai mban, ndërsa ndaj tij nuk është hapur procedim penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të publikuar dy ditë më parë, shihej se Lazri nxirrte pistoletën për të kërcënuar dhe frikësuar tregtarët, të cilët po tentonin të merrnin nga furgoni duhanin e sekuestruar.

ME TE LEXUARAT