Incidenti I Trump në Nevada , flet personi i akuzuar: ‘’Përkrahësit e Trump më hodhën për tokë.’’(Foto)

UntitledInicdenti i regjistruar në Navada me kandidatin republikan, Donald Trump më në fund duket se u sqaruar. MEnjëherë pas lajmeve të bujshme, personi që solli këto trazira flet për mediat. Ai ka thënë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante një poster që shkruante “Republikanët kundër Trump”.
Personi, i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno ka thënë për “The Guardian” se ai po mbante posterin në një tubim, kur përkrahësit e Trump filluan ta sulmonin derisa e hodhën në tokë. Donald Trump është nxjerre jashtë skenës me shpejtësi nga agjentët e Shërbimit Sekret në këtë miting në Nevada.

33-vjeçari, i cili thotë se ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha në një deklaratë se ka pasur një trazirë në turmë dhe një individ i paidentifikuar bërtiti “armë”, edhe pse nuk u gjetën armë pas një kërkimi të plotë.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit më pas ka thënë për mediat se ndaj personit të ndaluar nuk janë ngritur akuza. Trump nuk pësoi asnjë lëndim dhe u kthye ne skenë disa minuta më vonë për të përfunduar fjalimin e tij. Incidenti shkaktoi frikë në turmë dhe momente tensioni deri sa shërbimi sekret nxori jashtë kandidatin për president.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...