Incident në Maqedoni, sulmohet me gurë Ali Ahmeti

41
Kliko per me shume info

maqedoniiKryetari i BDI gjatë pjesëmarrjes në një tubim politik në Kumanovë në kuadër të fushatës parazgjedhore është qëlluar me gurë nga banorët.

Mediat lokale raportojnë se një numër i madh banorësh të kryesuar nga familjarë të Xhemail Rexhepit, i njohur ndryshe si “Komandant Shqiponja” sulmuan me gurë dhe sende të tjera të forta makinat e kryetarit të BDI dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie, ndërsa po futeshin në restorantin ku to të mbanin aktivitetin elektoral.

Kliko per me shume info

Pavarësisht këtij incidenti BDI e zhvilloi takimin e saj, ndërsa protestuesit më pas u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Familjarët e të ndjerit “Komandant Shqiponja”, i cili mbeti i vrarë në sulmin e Kumanovës, kishin bërë thirrje për të ndaluar vizitën e Ali Ahmetit.

Vëllai i tij kishte ftuar qytetarët të mblidhen në fshatin Çerkez për të shprehur revoltën kundër pranisë së kreut të BDI në Kumanovë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. TRADHETARI ALI AHMETI KA AKOMA FYTYRE TE DALE NEPER MITINGJE
    AI ESHTE FYTYRA E KORRUPSIONIT TRADHETISE SHQIPTAREVE TURP

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here