Sherr në parlament mes Blushit e Ballës, deputeti: Ja pse e ke inat Ramën

ballaDeputeti i PS, Taulant Balla dhe kreu i Partisë Libra janë përplasur sot në seancën e Parlamentit pas kritikave për kryeministrin Rama.
Blushi tha se Rama u sponsorizua për të bërë deklaratën kundër Donald Trump.

Por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Ballës, i cili tha se Blushi po e akuzon Ramën sepse në takimin me Klinton në Tiranë, ai mori me vete Olta Xhaçkën dhe jo ish deputetin e PS-së.

DEBATI

Taulant Balla: Ne kemi miratuar prej shumë kohësh një ligj për ruajtjen e të drejtave të autorit. Mundohem që fjalën e Sali Berishës ta risjellin në këtë foltore të deformuar. Saliu foli, edhe Aldo, edhe parafolësi foli për këtë çështje. Minimalisht secili duhet të jetë i sinqertë. Zotëria parafolës edhe vetë ka qenë si shumë shqiptarë të tjerë në një zgjedhje që nëse do e bënim, do zgjidhnim Klintonin.

Minimalisht në këtë foltore kemi pasur mundësinë ta dëgjojmë me zë, pozicionin shumë të qartë të administratës demokrate për çështje që ne na interesojnë. Po të kishe qenë aq i paanshëm sa do ti të jesh, minimalisht pas kritikës që bëre për kryeministrin, minimalisht duhet të thoje “në konventën demokrate mbaj mend disa ditë më pas është çuar Paloka këtu dhe është shprehur: demokratët nuk e ftuan Ramën në Konventë, por ftuan Bashën”.

Ti mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re. Një partizë e re që sapo nis duhet të respektojë ligjin e të drejtave të autorit, të mos përdorë gjuhën dhe fyerjet e një njeriu që i ka mbetur vetëm uturaku.

Ben Blushi: Kjo që ndodhi këtu sot, ka ndodhur edhe në Elbasan. Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit? Deri kur isha anëtar i PS paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj.

Taulant Balla: E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë. Është dashur që të përjashtojmë që në 2007 sepse nuk e ke paguar. Ik ik.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...