Importi i mbetjeve, AKIP takohet me Metën, kreu i Kuvendit: Ligj me standarde

meta-akipKryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot, në takime të veçanta, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP-it dhe të Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar (UEMSH).
Përfaqësuesit e këtyre organizatave ngritën shqetësimin e tyre dhe ndjeshmërinë e qytetarëve lidhur me mundësinë e miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463 datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” mbas kthimit të tij në Kuvend prej Presidentit të Republikës.
Burimet zyrtare thanë se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi angazhimin e tyre për këtë çështje të ndjeshme, duke nënvizuar se ai do të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile, përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së qytetarëve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

patoziii

Patozi për Andrea Stefanin: Ishim më afër, kur ishim më larg

(Në kujtim të Andrea Stefanit) Me Andrean kam pasur fatin të jem ...