Voton Meta: Zgjedhjet çojnë LSI-në në një stad të ri me vizion për vendin

voton-metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka votuar rreth orës 11:40 minuta në zgjedhjet brenda partisë së tij.
I pyetur se për kë kishte votuar, Meta u shpreh se vota është e lirë, duke theksuar se vendimin më të vështirë e ka pasur për përzgjedhjen e kandidatëve nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Meta tha se shpreson që votimi ta çonte në një stad të ri këtë parti, duke shtuar se LSI do të jetë në lartësinë e duhur në vizionin e saj për të ardhmen e vendit.
-Për këtë votuat?
Vota është e lirë, por u mendova shumë sepse nuk doja të hiqja asnjë emër tek Lëvizja Rinore për Integrim, por u detyruar të hiqja disa. Ishte një proces pozitiv. Do të çlirojë energji më të mëdha brenda LSI-së sepse është një angazhim për ta çuar këtë parti në një stad më të ri përmes kësaj pjesëmarrje, kësaj vote, përmes kësaj atmosfere konkurrence me qëllim të përbashkët se si LSI të jetë në lartësinë e duhur, për të patur një vizion më të plotë për të ardhmen e vendit, por njëkohësisht edhe një organizim dhe funksionim shumë më të mirë cilësor dhe përfaqësues për të realizuar këtë vizion.
Mendoj se gara është ajo që keni parë dhe do të shohim deri në fund të procesit. Besoj që të jetë një moment i ri i garave më të rëndësishme.
A do të ketë ndonjë surprizë?
Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-pagat

Qytetarët replikojnë me Ramën: Populli i thjeshtë do punë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, pasi ...