Arrestohen dy të rinj, dërguan 100 persona ilegalisht në Gjermani

Aktualitet

policia-durresPolicia e Durrësit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azili”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Besnik Gjoka dhe i 25 vjeçarit Shaban Gjoka, të dy banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dërguar rreth 100 persona në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil, duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre, i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 euro për person./ TChannel

ME TE LEXUARAT