Identifikohet, burri i qëlluar me 3 plumba në Kashar, pronar hoteli në Tiranë-Durrës

vendi-kasharPersoni i cili u gjet i qëlluar me armë në zonën e Kasharit që u gjet ditën e sotme, është pronar i një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Ka qenë një kalimtar që ka parë kufomën e viktimës. Ai është gjetur i shtrirë në shpinë me shikim nga qielli.

Burri, 48 vjeç, është gjetur i vdekur mëngjesin e të premtes, në zonën e Kasharit në kryeqytet, ku sipas të dhënave, është qëlluar tri herë me armë në gjoks.

Policia e Tiranës thotë se bëhet fjalë për shtetasin, Eduard Lleshi, i cili prej vitesh kishte probleme depresive.

Nga hetimet e para mësohet se vdekja ka ardhur si pasoje e tri plagëve, të shkaktuara nga një armë zjarri.

Pranë trupit të shtetasit Eduard Lleshi është gjetur dhe një armë automatike.

Përveç pistës së vrasjes, policia po heton dhe atë të vetëvrasjes pasi 48-vjeçari ka pasur probleme mendore kohët e fundit.

Nga të dhënat e hetimit mësohet se viktima menaxhonte një hotel në autostrdën Tiranë-Durrës prej disa vitesh.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ministria-drejtesise

Zbardhet drafti, amnistia e fundvitit “zbraz burgjet”, ja kush përfiton

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për aministinë e ...