Identifikohen dy rusët që “tentuan të vrasin Gjukanovicin”

5
Kliko per me shume info

kryetari-gjykatesProkurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në muajin tetor.

Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov.

Kliko per me shume info

Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliqin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliqit 200,000 euro.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar.

Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here