iBeat, pajisja që mund t`ju shpëtojë jetën

Teknologji

ibeatiBeat është një orë e cila lidhet mjaft thjeshtë me telefonin tuaj dhe ju mundëson të monitoroni rrahjet e zemrës. Kjo orë e zgjuar mund t’ju shpëtojë jetën pasi ajo është e aftë për të mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm rrahjet e zemrës suaj.

iBeat ju tregon kur zemra juaj papritur fillon ngadalëson ose ndalon. Nëse iBeat, zbulon menjëherë shenjat e arrestit kardiak apo një ndërprerje te papritur të zemrës ajo do të lëshojë një alarm dhe ju pyet nëse jeni mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shfaq dy opsione të cilat janë “Jam mire” dhe “Nuk jam mirë”. Nëse ju zgjidhni opsionin “Jo nuk jam mirë” ose nuk reagoni pas 5 sekondash, iBeat do të lajmërojnë familjarët e tuaj dhe emergjencën duke i dërguar atyre një mesazh.

Pajisja gjithashtu është e pajisur me një pajisje GPS në mënyrë që famijlarët të marrin një hartë të vendndodhjes tuaj dhe të vënë re nëse jeni duke lëvizur apo jo.

ME TE LEXUARAT