De Biazi i zhgënjyer nga Berisha, “Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, dhe...’’

Sport

UntitledNdeshja me Izraelin mbrëmjen e së shtunës ishte një dëshpërim i vërtetë për të gjithë. Po ashtu dhe për trajnerin për De Biazin. Pavarsisht se u shpreh që skuadra e tij i pëlqehu më shumë kur ishin 9 lojtarë sesa gjatë kohës që ishin 10, ai tregoi dhe momentet e inatit. Ai thekson se kurrësesi nuk do të kapet me vendimet e arbitrit.

“Unë nuk dua të kapem pas vendimeve të arbitrit. E kisha thënë që në përpara që do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por sigurisht ai gol i parë, pra penalltia e dhënë dhe kartoni i kuq influencuan në rezultatin e ndeshjes. Nuk ndërrova mbrojtës me mbrojtës se Kukeli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Zvicrës në Europian, duke luajtur shumë mirë në qendër. Ai e bëri pjesën e tij sa më mirë në atë rol. Pas 2-0 hodha një sulmues më shumë, por qartësisht pas penalltisë dhe përjashtimit, mbetëm në 10, e pastaj 9. Në këtë rrethanë bëhet e vështirë të rikuperosh. Mua skuadra më pëlqeu më shumë me 10 e 9 sesa kur ishte me 11. Kishim mundësi me Memushajn në rastin e Llullakut dhe nuk e di se çfarë mund të bëhej më shumë. Nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës, ishte një ndeshje ku episodet nuk ishin në favorin tonë, pastaj i futem edhe në vetë probleme vetes. Lamë të kalonte topi lehtësisht, e paguam rëndë dhe mbetëm me 10. Pastaj ndaj tyre nuk është e lehtë, i njoh më mirë e ndaj kam thënë në konferenca se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë”. tha De Biasi për Supersport.

Gjithashtu në deklaratën e tij, trajneri Italian foli për Berishën, duke theksuar se Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. “Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë.”, tha De Biasi

ME TE LEXUARAT