I shpëtoi 47 plumbave, flet pas dy vitesh: “Hasmi” po më kërcënon

UntitledNgjarja e dy viteve më parë, kur Kristaq Voda, 38-vjeçari nga fshati Pojan i Korçës u qëllua me breshëri plumbash nga bashkëfshatari i tij ndërsa i shpëtoi atentatit, fatmirësisht, shpqtoi pa asnjë dëmtim. Ngjarja e rëndë u shënua në maj të vitit 2014, në qendër të fshatit, ku shënjestra ishte duke pirë në një lokal me nipin e tij ndërsa është tentuar të ekzekutohet nga 28-vjeçari Aldo Gega, tashmë i arrestuar nga policia e Korçës. Pas dy vitesh nga ngjarja e rëndë, familja Voda prej pesë anëtarësh vijon të jetë e kërcënuar për jetën nga autori, edhe pse ky i fundit vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, 38- vjeçari Kristaq Voda, baba i tre vajzave të mitura, tregon se si mundi t’u shpëtonte 47 plumbave të shtëna me breshëri nga bashkëfshatari i tij, ndërsa thotë se edhe sot ai kërcënohet me jetë nga ky i fundit. I shqetësuar për jetën e familjes, 38-vjeçari i bën apel shtetit për mbrojtje, ndërsa kërkon që autori të marrë dënimin e duhur, duke hedhur akuza se drejtuesit e burgut e nxjerrin shpesh me leje të zakonshme, edhe pse vepra për të cilën ai është dënuar është e rëndë.
Ai rrëfen për Gazetën, se ditën e ngjarjes ka shkuar pranë lokalit të fshatit së bashku me nipin e tij dhe është përballur me breshërinë e plumbave, ku fatmirësisht u shpëtoi, duke mos marrë asnjë lëndim, ndërsa përveç tij, jeta u është rrezikuar edhe dhjetëra klientëve të tjerë, të cilët ndodheshin në lokal. Fill pas asaj dite, autori, edhe pse mori dënimin me 10 vjet heqje lirie, ka kërcënuar shpesh 38- vjeçarin me jetë, ndërsa situata merr përmasa edhe më të rënda dhe serioze, pasi autori ka kërcënuar me jetë edhe tre fëmijët e mitur të Kristaq Vodës. Mes ankthit dhe shqetësimit, 38-vjeçari pohon se jeta e tij është kthyer në makth, ndërsa është detyruar që vajzat t’i çojë në shkollë me roje nga pas, pasi nga momenti në moment jeta e tyre është në rrezik. Ajo çka e bën edhe më të frikshme situatën, është fakti se autori gjatë periudhës që del me leje nga burgu kërcënon me zhdukjen e familjes së shënjestrës, çka ka bërë që vetë babai i familjes shpeshherë t’u drejtohet organeve kompetente, por kjo nuk ka funksionuar aspak, duke e lënë të dënuarin të dalë prej vendit të dënimit.
Si nisi konflikti mes jush, që degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit?
Ne jemi bashkëfshatarë me njëri-tjetrin, ishim miq, ndërsa jemi edhe fqinjë, na ndan vetëm një mur nga banesa. Ka qenë një konflikt i çastit, pasi Aldo (autori) ka qenë në gjendje të dehur dhe kaq. Pas konfliktit, unë kam shkuar në lokalin e fshatit për të pirë kafe bashkë me nipin tim. Atje kishte edhe klientë të tjerë. Ka ardhur Aldo me automatik në dorë dhe, pasi më ka sharë dhe fyer, ka qëlluar me breshëri ndaj meje.

Çfarë ndodhi më pas?
Jam shtrirë poshtë automjetit tim që t’u shpëtoja plumbave, ku falë Zotit nuk kam marrë asnjë lëndim. Ka qenë tmerr! Dëgjoja të bërtiturat e njerëzve të tjerë që largoheshin për t’u shpëtuar plumbave. Ai, pasi qëlloi 47 herë, u largua me shpejtësi me automjetin e tij. Kanë qenë momente tmerri! Automjeti im ishte shkatërruar nga plumbat, xhamat e lokalit ishin thyer të gjithë.

Përse u krye atentat ndaj jush, çfarë konflikti keni pasur me autorin?
Nuk kam pasur asnjë konflikt. Ne jemi fqinjë dhe miq me njëri-tjetrin. Ka qenë një debat i çastit, dhe kjo pasi Aldo kishte konsumuar alkool; kaq, asgjë tjetër. Nuk e mendoja kurrë që ai do tentonte të më vriste.

Po sot, çfarë po ndodh me ju, vazhdoni të jeni ende i kërcënuar?
Ai u dënua me 10 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Ajo që nuk më lë të qetë është fakti se ai del shpesh nga burgu, ndoshta paguan lekë dhe del me leje, por jeta ime është në rrezik, pasi jam përballur shpesh në fshat me të dhe më ka kërcënuar se do më heqë qafe, ndërsa më ka thënë se “do të të zhduk edhe familjen”. Vajzat i kam të mitura, dhe kam merak për jetën e tyre se mund t’iu ndodhë diçka. Paguaj njerëz që i ruajnë në shkollë. Më është kthyer jeta në ferr! Edhe familja e tij që jeton pranë shtëpisë sime më ka kërcënuar. Unë s’kam frikë për jetën time, por nëse iu ndodh diçka vajzave dhe bashkëshortes, do e vras me duart e mia.

Çfarë kërkoni?
I bëj apel shtetit të më japë mbrojtje, pasi jeta ime dhe familja ndodhen në rrezik. Ai tentoi të më vriste për një fjalë goje dhe ndihem në rrezik, sepse mund të bëjë gjithçka, sepse e njoh që është person me probleme dhe nuk e ka për gjë nëse bën diçka të keqe. Kërkoj mbrojtje urgjente nga shteti sepse jam në hall serioz!/gazetashqiptare/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...