I shkatërrojnë dhe vjedhin shtëpinë emigrantit nga Vlora: ‘’Më kanë marrë armën që më ka lënë babai’’

UntitledNjë rast vjedhje është regjistruar në Vlorë. Mësohet se tre ditë më parë, Apostol Naka është njoftuar nga fqinji se kishte parë një prej dritareve të thyera të banesës dhe dyshonte se i kishin vjedhur. I nisur menjëherë nga italia, ka parë që banesa e tij ishte boshatisur nga hajdutet.
“Hyra në shtëpi dhe pash se ishte vjedhur çdo gjë duke nisur nga televizori, pikturat dhe deri te enët e kuzhinës apo peshqirët”- rrëfen ai.
Në deklaratën e tij, ai shprehet i mërzitur dhe i shqetësuar, pasi i kanë marrë armën që i kishte lënë i ati.
“Ky hajdut ka vjedhur dhe armën me leje që më ka lënë babai një pushkë funksionale së bashku me municionet”- shprehet ai.
Sipas tij ky hajdut tashmë është shumë i rrezikshëm pasi po qarkullon i armatosur ndërkohë që ka bërë të gjitha denoncimet përkatëse. Pas blerjes përsëri të një pjese të gjërave të vjedhura ai është shprehur se “Masa e vetme që mund të marrë është ajo e kthimit të shtëpisë në burg duke vendosur kangjella kudo”- përfundoi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje tragjike në Tiranë, makina përplas rëndë fëmijën

Një fëmijë mësohet se është përplasur nga një automjet pak minuta më ...