I rrëmben varsen nga qafa të moshuarit italian, arrestohet 23-vjeçarit shqiptar

policia-italianeBie në pranga një 23-vjeçar shqiptar pasi i rrëmbeu zinxhirin nga qafa një të moshuari Italian. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në nënkalimin për këmbësorët në Porta Ankona. “Ansa.it” shkruan se i riu, identiteti i të cilit nuk dihet ende, si fillim e ka sulmuar viktimën dhe pasi i ka marrë me forcë nga qafa varsen, e ka rrëzuar atë përtokë. Pavarësisht se shqiptari iku me vrap nga vendngjarja, ai u arrestua pas denoncimit të të moshuarit, i cili dha dhe përshkrimin e të riut. Të dhënat tregojnë se në xhepin e xhaketës së 23-vjeçarit u gjet edhe vrasja që i kishte grabitur italianit. Sakaq, vijojnë hetimet nëse shqiptari ka kryer vjedhje të tjera apo jo.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...