Rrëfimi i një të riu përdorues droge: E fillova që i vogël, ja ku e gjenim në Tiranë


Eridjani është 23 vjeç. E ka nisur konsumin e hashashit që 16 vjeç dhe, pasi u kap nga policia, u dënua me 3 vite shërbim prove.

Megjithëse u shpall fajtor si shpërndarës droge pranë një shkolle në “Rrugën e Durrësit”, ai këmbëngul se sasia prej 1.6 gramë hashash ishte për përdorim vetjak.

“E fillova i vogël, tani e kam lënë. Thoshim hajde bëjmë një teke. Bënte 5.000 lekë”, tha Eridjani.

Bledioni, 17 vjeç, nxënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, sapo kishte blerë hashash për vete dhe për shokët, kur u arrestua. Edhe ai u dënua me 3 vite me kusht.

“E blija në Laprake, është një lokal aty, bëheshim grup dhe e pinim”, tha Bledioni.

Si këta të rinj, çdo javë dalin për masa sigurie në gjykatë mesatarisht 4 persona, ndërkohë që policia raporton shoqërimin e të paktën 20 përdoruesve të hashashit në muaj.

“Që nga viti 2013 kemi pasur 1.000 të tillë të dënuar, por duhet që të ketë bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë që edhe t’i rehabilitojë”, tha Ilir Qafa.

Megjthatë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna zyrtare, sesa është numri i përdoruesve të drogërave të lehta, si hashashi, dhe sa të rinj janë dënuar si shpërndarës të saj në lokale dhe në ambiente të tjera publike./Top Channel/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...