I plas Galaxy J5, gruaja planifikon të hedhë në gjyq kompaninë

1
Kliko per me shume info

UntitledLajme të këqija vijnë sërish nga Samsungu. Duket se viti 2016 është viti i katastrofave për kompaninë gjigante Samsung. U duk e filloi vitin fuqishëm me Galaxy S7 dhe S7 Edge, por gjërat shumë shpejt ndryshuan. Gjërat të përkeqësoheshin kur Galaxy Note 7 filloi të shpërthejë dhe të përfshihet nga zjarri. Po ashtu në fillim të këtij muaji Samsung u detyrua që të tërheqë 2.8 milionë pajisje elektroshtëpiak, për shkak se gjatë përdorimit ato çmontoheshin.
Duke e harruar këtë temë, së fundmi një grua në Francë ka denoncuar shpërthmin e smartfoni Galaxy J5. Lamya Bouyirdane tha për “Associated Press” se në një moment vuri re se telefoni i saj ishte shumë i nxehtë tek pjesa e ekranit, dhe filloi të dilte tym nga telefoni. Pastaj ajo e hodhi atë në dysheme dhe telefoni u përfshi nga zjarri, ndërsa pjesa e pasme e tij u deformua tërësisht.
Gruaja shrehet se planifikon të hedhë në gjyq kompaninë Samsung, pasi ishte djali i saj ai që u rrezikua, teksa po mbante telefonin në dorë disa sekonda para se të shpërthente.
“Nuk mund të komentojmë tani për këtë incident të veçantë derisa të ekzaminojmë këtë telefon. Siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe duam të punojmë me çdo konsumator që ka përjetuar ndonjë problem me produktet e Samsungut, me qëllim që të hetojmë rastin dhe t’i mbështesim ata. Problemet me Galaxy Note 7 janë të izoluara vetëm me atë model”, ka thënë Samsung në një deklaratë për CNET.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here