I shpëtoi rrethimit të policisë pas 7 vitesh arrati, ja mirditori i shumëkërkuar

policia-lezheeePolicia e Lezhës ka zhvilluar dje një operacion për të kapur një 25-vjeçar të shumëkërkuar, i dënuar me 8 vjet burg për disa vepra penale pasi kishin marrë sinjalizime për vendin ku fshihej në Kodër–Rrëshen. Por aksioni nuk ka qënë aspak i lehtë, pasi Amarildo Ndoj ka kanosur me armë pistoletë punonjësit e policisë duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet në pyll duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.
Policia gjeti në vendngjarje dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si dhe një gëzhojë.
Amarildo Ndoj, bashkë me Arjan Prengën dhe Tonin Ndojin akuzohen si autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Edison Jaku mbrëmjen e 27 tetorit 2009, 30 metra nga komisariati i policisë, Mirditë. 20 vjeçari po kthehej nga puna si kamerier në një bar-internet kur u qëllua me automatik dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën rrugës për në spital.

Veprat penale në ngarkim të tij janë “Kanosja” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja për shkak të detyres”, ndërsa që nga momenti i vrasjes së kameririt Amarildo qendronte në arrati prej 7 vitesh.

VENDIMI I GJYKATES LEZHE
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.15, datë 24.01.2011, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj me një dënim të vetëm burgim të përjetshëm dhe 900 000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj përfundimisht me 25 vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 27.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme
Deklarimin fajtor të pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 21 ( njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor te pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me një vit burgim
Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj me një dënim të vetëm prej 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit date 26.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të pandehurit Arjan Prenga për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite cenimin e tij me 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e te pandehurit Arjan Prenga përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 26.10.2009 dhe vuajtja e dënimit të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
Ne aplikim te nenit 190 germa b të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara konkretisht armë zjarri tip kallashnikov model 56 nr 14195749, pistoletë me nr K3 1059 e vitit 1946 me dy krehra rezervë dhe pesëmbëdhjete copë fishekë të konfiskohen.
Në aplikim të nenit 190, pika 1 germa a të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara konkretisht Telefoni celular tip nokia me nr 0685274346, tip Nokia me nr.0685086262 tip Motorola me nr.0685274797, tip Samsung me nr.0683487911 në bazë të nenit 190, pika 1, germa a të K.Pr.Penale të kalojnë në favor të shtetit.
Në aplikim te nenit 190, germa c të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara një kapele sportive me mbishkrimin Guci t’i kthehet familjareve të viktimës.
Shpenzimet procedurale në masën 28.000 leke dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

VENDIMI I APELIT SHKODER
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.239, datë 07.11.2011, ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj, Amarildo Ndoj, lidhur me cilësimin ligjor, fajësinë, llojin dhe masën e dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal dhe disponimin mbi kohën, vendin e vuajtjes së dënimit, provat materiale dhe shpenzimet procedurale.
Ndryshimin e vendimit për pjesët e tjera në këtë mënyrë:
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzetepesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Tonin Preng Ndoj me 25 (njëzetepesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Tonin Preng Ndoj dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë vjet) e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Zef Ndoj për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Mark Prenga për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Arjan Mark Prenga dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Kundër këtij vendimi, më datë 01.12.2011, ka ushtruar rekurs prokuroria e apelit Shkodër, e cila kërkon: Prishjen e vendimit nr.239, datë 07.11.2011 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj e të tjerë.

Si shkaqe të rekursit, paraqet:
– Pretendimet e të pandehurve në gjykim janë të njëjta dhe me ato të të parashtruara në apel, gjykata e faktit i ka shqyrtuar një për një dhe ka arritur në një konkluzion të drejtë dhe bazuar në prova e në ligj, qoftë lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale për tre të pandehurit dhe llojin e masës së dënimit, pavarësisht se masa ka qenë disi e ashpër, nuk mund të aludohej për ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale.
– Ndryshimi i kualifikimit ligjor për të pandehurit Amarildo Ndoj dhe Arjan Prenga, nga vrasje me paramendim në bashkëpunim në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, është i pabazuar pasi veprimet e tyre janë komplekse dhe në kontakt të vazhdueshëm.
– Dy të pandehurit kanë marrë kontakt me të pandehurin Tonin Ndoj dhe kanë qenë në dijeni të veprimeve të tij për vrasjen e shtetasit Edison Jaku./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...