Dibër, arrestohet 48-vjeçari në kërkim nga drejtësia italiane

komisariati-diberPolicia Kufitare e Bllatës, në Peshkopi, njoftoi se ka arrestuar një shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas burimeve zyrtare, një ditë më parë, Specialistët e Policisë Kufitare Bllatë-Dibër, në dalje të PKK, bënë ndalimin e 48-vjeçarit, Andon Truka, 48 vjeç, banues në Bulqizë.

Ndalimi i këtij u bë pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane me vendim nr. 1486/3 RGNR – 556/04 RGIP datë 08.05.2004, kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Pjesmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81, 110 dhe 416 dhe pika 3.4 të nenit 75/58 të K.Penal Italian.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...