82-vjeçari humbet unazën e martesës, e pabesueshme ku e gjen… pas 3 vitesh!

unaze-karroteShumë personave i ka ndodhur të humbasin unazat, por pak prej tyre i kanë gjetur, e sidomos në këtë mënyrë. “Ç’të mbjellësh do korrësh”, është thënia e urtë, që ka rezultuar mëse e vërtetë për një të moshuar 82 vjeçar.

Tre vjet më parë, teksa punonte kopshtin e tij në Bad Muenstereifel të Gjermanisë, pensionisti kishte humbur unzaën e tij të martesës,  informon transmetuesi publik gjerman WDR.

I moshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte humbur unazën pak ditë pasi kishte festuar me bashkëshorten e tij përvjetorin e artë të martesës, tre vite më parë.

Lajmi u bë publik të premten dhe mësohet se gruaja ishte përpjekur ta qetësonte bashkëshortin se një ditë unaza do të rishfaqej. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Unaza u gjet në një karrotë, por fatkeqësisht gruaja e tij nuk jeton më. Ajo u nda nga jeta 6 muaj para se i shoqi t’i thoshte: Po kishe të drejtë

Nuk është hera e parë që janë gjetur unaza në karrotë. Edhe në 2011 një grua suedeze gjeti unazën e saj të martesës në një karrotë që rritej në kopshtin e saj, 16 vite pasi e kishte humbur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Edhe majmunët bëjnë selfie si njerëzit. Shihni pozat e pabesueshme të tyre!(Foto)

Pozat e majmunëve duken krejtësisht si të njerëzve kur ‘’qepen’’ pas telefonit ...