“I thashë se do të flinte dhe e putha”, 4-vjeçarja humb betejën me kancerin

vajza-kancerNjë vajzë katërvjeçare që pushtoi zemrat e njerëzve, ka ndërruar jetë pas humbjes së betejës së saj me kancerin. Gjendja e Jessica Vhelan erdhi në vëmendjen e publikut, kur babai i saj Andy publikoi disa foto ku tregonte vajzën e vogël teksa luftonte me dhimbje sëmundjen e saj.

Jessica nga Lankshiri, u diagnostikua me fazën katër neuroblastoma në shtator të vitit të kaluar. Shumë persona, familjarë, miq dhe të huaj mblodhën 76 mijë paund që t’i vinin në ndihmë vogëlushes, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë, duke fituar sëmundja.
“Ndjej trishtim dhe lehtësim që t’ju informoj ju të gjithëve se Jessica më në fund gjeti paqe, në orën shtatë të mëngjesit. Ajo nuk vuan më, ajo nuk ndien më dhimbjen e kufizimeve fizike të trupit të saj. Tani princesha ime ka rritur krahët e saj prej engjëlli dhe ka shkuar në qiell për të luajtur me shoqet dhe të dashurit e saj. Tani ajo do të shikojë nga lart vëllanë e saj të vogël dhe ne, derisa një ditë ne do të bashkohemi përsëri”, shkruan babi i saj në rrjetet sociale.

“Natën e kaluar ajo më në fund më lejoi që ta mbaja në krahët e mi dhe kemi patur një përqafim të gjatë. I thashë asaj se shumë e doja. I thashë edhe njëherë se ishte ok që ajo të mbyllte sytë dhe që të flinte, e unë i putha ballin e buzët e saj disa herë. U duk sikur ajo kishte nevojë për një përqafim, që të gjente ngushëllim në kalim e 8 orëve derisa ajo mori frymë për herë të fundit. Ajo ishte vajza e babit që në fillim e deri në fund. Më duket sikur një pjesë e madhe e imja ka ikur, por ndihem mirë që i dhashë ngushëllimin që ajo donte. Iku në mënyrë paqësore dhe e qetë. Faleminderit të gjithë juve që keni qenë pjesë e udhëtimit tonë. Tani ju kërkoj privatësi për ne dhe familjen tonë, pasi po vajtojmë humbjen e princeshës tonë të bukur. Nga një baba me zemër thyer, i vajzës më të mrekullueshme”, përfundon shkrimi i Andy-t.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

uells2016

Ndodh fenomeni i rrallë në Uells

Ndërkohe qe temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, një fenomen natyror tepër ...