Huawei kopjon rivalët, kësaj radhe i shkon pas Xiaomit

haweiiSipas një raporti të ri thuhet se Huawei poashtu është duke punuar në ndërtimin e një telefoni pa korniza, të ngjashëm me atë të Xiaomi që është lansuar së fundmi.

Prodhuesit tjerë si Samsung poashtu thuhet se janë duke ndërtuar telefona të ngjashëm.

Përshpërimat e fundit që vijnë nga Kina sugjerojnë që pajisja e re nga Huawei do të lansohet më 16 dhjetor. Sipas të njejtit raport, thuhet se Huawei do të përgatis panelin e ekranit për pajisjen e re të Samsung.

Telefoni i ri nga Huawei poashtu do të ketë ekran të lakuar në të katër qoshet ndërkohë që edhe S8 nga Samsung pritet të ketë dizajn të ngjashëm.

Megjithatë, Samsung Display nuk e ka bërë panelin publik ende dhe është e vështirë që kompania do të lejojë një konkurrent të shfaq këtë dizajn në treg para tyre.

Ende nuk ka dëshmi konkrete që Huawei do të sjell një telefon të tillë, mirëpo mund të spekulohet se kompania do të sjell inovacione së shpejti pasi që së fundmi ka deklaruar se synon të zë vendin e Apple në dy vitet e ardhshme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

aplikacionet

Zbulohen lojërat dhe aplikacionet më të mira të vitit 2016

Sot është një dhjetor, dhe shënon dhe nisjen e sezonit të festave. ...