Historia trishtuese e vajzës që tentoi të vetëvritej sot në Tiranë

Aktualitet

ambulanca14Zbardhen detaje të tjera nga tentativa e vetëvrasjes së një vajzë 14-vjeçare në Tiranë. Vajza adoleshente u hodh nga kati i tretë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi.

Ajo banon në një pallat pranë Ish-Shkollës së Bashkuar. “Panorama” mëson edhe motivet e kësaj ngjarjeje dhe si u shpëtua nga dy punëtorë të bashkisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve, K.B. ishte jetime, pasi babai ishte ndarë nga jeta kohë më parë. Po kështu, ajo rrezikon të humbasë edhe nënën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Prej kohësh vajza ishte mbyllur në shtëpi. Ditën e sotme tentoi të vetëvritej, mirëpo dy punëtorë të bashkisë të gjendur aty e kanë pritur. Ajo madje është grindur me ta. “Pse nuk më latë të vdisja”, mësohet t’u ketë thënë vajza punëtorëve të bashkisë.

ME TE LEXUARAT