HISTORIA/ “I dashuri më thotë të bëj seks me të tjerë, por arsyeja që jep më shtang”

seksssNjë nënë beqare, prej dy vitesh është në lidhje me një mashkull të cilin thotë se e dashuron. Por në fakt lidhja e tyre nuk ngjason shumë me një lidhje dashurie të fortë e romantike…

Ajo është 37 vjeçe ndërsa ai 40, dhe për ta mbajtur jetën seksuale aktive ai i kërkon që ajo të bëjë seks me të tjerë ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe ai. Lexoni letrën e gruas drejtuar psikologes së “The Sun”.

Letra e gruas

“E dashur psikologe, më vjen shumë turp me veten pas disa veprimeve të turpshme që bëj.

Unë jam 37 vjeçe dhe prej dy vitesh jam e lidhur me një 40-vjeçar i cili është shumë i fiksuar pas seksit. Lidhja jonë ka qenë e mirë në këtë periudhë, por së fundmi ai më ka kërkuar të bëj disa gjëra që e di fare mirë që më vjen turp t’i bëj.

Ai më kërkon që të bëj seks me të tjerë ndërkohë që ai më shikon dhe po ashtu ai të bëj seks me të tjera dhe unë ta shikoj. Në fillim kam refuzuar pasi nuk është në karakterin tim, por nga frika se mos e humbja u detyrova dhe pranova. Kur e diskutojmë këtë temë dhe i them se nuk më pëlqen kjo gjë që bëjmë, ai më thotë që të mos e vras mendjen pasi nuk kjo nuk quhet tradhti sepse ai përdor prezervativ dhe është njësoj sikur të përdorë ndonjë lodër seksi.

Nuk di çfarë të bëj, jam vërtetë shumë e mërzitur. Unë kam një vajzë 19 vjeçe të cilën e dua sa vetë jetën time, dhe kur mendoj se edhe ajo mund të jetë në një situatë të tillë me siguri që do t’i thosha të largohej sa më parë, por vetë nuk e bëj dot. Kjo lidhje është më e gjata që kam pasur ndonjëherë pasi të gjithë partnerët e mi më kanë lënë pas disa muajsh lidhje.

Të lutem, më jep një këshillë se çfarë duhet të bëj.”

Përgjigjja e psikologes

“E dashur, nuk ke pse i bindesh dëshirave perverse të partnerit tënd nëse nuk dëshiron vetë.

Ndoshta vajza jote nuk e di këtë gjë që më tregove mua, por me siguri që ajo sheh një nënë të mërzitur dhe nuk mendoj se kjo gjë e bën të lumtur atë. Prandaj duhet të mendosh për lumturinë tënde dhe të vajzës. Ti nuk e meriton atë njëri… ai është tradhtar!

Shkëputa sa më shpejt të jetë e mundur dhe mos iu nënshtro asnjëherë asnjërit”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E pabesueshme/ Gruaja kryen lindjen e saj për 3 minuta dhe pa asnjë dhimbje(Foto)

Një grua nga Anglia ka përjetuar një situatë shumë të pabesueshme. Bëhet ...