HISTORIA/ ‘Bëra seks të çmendur me ish-të dashurën, por akuza e saj më shokoi’

seks-gjithashtuNjë 27-vjeçar i martuar është ritakuar me të dashurën që ka pasur para 5 vitesh, dhe pas disa gotash kanë përfunduar duke bërë seks. Por vetëm disa ditë më vonë, ajo i shkruan një mesazh ku i bën një akuzë shumë të rëndë.

Djali i ka dërguar letër psikologes së “The Sun” duke i rrëfyer historinë dhe duke i kërkuar një këshillë për daljen nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.

Letra e burrit

“Përshëndetje psikologe, unë jam një 27-vjeçar martuar dhe shumë i lumtur me bashkëshorten.

Por para disa javësh takova rastësisht në një lokal ish-të dashurën që kam pasur para 5 vitesh. Folëm, pimë dhe nga një kafe dhe më pas u larguam, por duke lënë edhe një takim pas disa ditësh.

Kur u takuam sërish pimë diçka alkoolike dhe në bisedë e sipër ajo fillojë të flirtonte dhe të bënte sjellje që më provokonin. Pasi kishim pirë mjaftueshëm të dy, por të vetëdijshëm për çfarë po bënim, ajo më kërkoi ta shoqëroja për në shtëpi.

Kur shkuam tek shtëpia e saj përfunduam duke bërë seks dhe të dy e donim këtë gjë. E dija që kisha gabuar por nuk u përmbajta dot. E keqja më erdhi pas disa ditësh kur ajo më nis një mesazh të gjatë dhe më akuzon se atë natë ajo kishte qenë e dehur dhe unë e kisha përdhunuar dhe se nëse ajo do të kishte qenë esëll nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Jam shumë në merak sepse nuk e di çfarë mund të ndodhë nëse ajo i çon gjërat edhe më tej… e po ashtu më shqetëson fakti nëse bashkëshortja ime e mëson atë që kam bërë”.

Përgjigjja e psikologes

“Është një situatë delikate edhe nga ana ligjore sepse nuk duhet të bëni seks me një femër kur ajo është e dehur.

Megjithatë, ju duhet të bisedoni me ish-të dashurën dhe miqësisht t’i shpjegoni se nuk e përdhunuat dhe se ndiheni keq edhe për aq sa ndodhi. Ndoshta ajo nuk e vijon më tej çështjen… në rast të kundërt do të duhet të përballeni me pasojat”./Panorama/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

besim-fetar

Sondazhet tregojnë, njerëzit e këtij besimi fetar janë më të lumturit

Së fundmi është bërë një sondazh për njerëzit më të lumtur sipas ...