Histori prekëse/ Vajza diplomohet pranë nënës e cila ishte në prag të vdekjes(Foto)

diplomohet-prane-nenesNjë ceremoni e pazakontë diplomimi është realizuar në Maryland. Një shkollë e mesme në këtë vend, ka organuzar një ceremoni jozyrtare të diplomimit, për një nga nxënëset e kësaj shkolle, nëna e së cilës ishte e sëmurë dhe e shtrirë në spital. MËsohet se ceremonia në afërsi të shtratit ku nëna e saj ishte e shtrirë, ishte me të vërtetë moment i vështirë. Bëhet fjalë për Megan Sugg. Ajo rrëfeu se nëna e saj u ndje më mirë kur pa atë se po diplomonte nga shkolla e mesme ”Glen Burnie”. Familja Sagg, kishte kontaktuar stafin e shkollës ”Glen Burnie”, për të kërkuar të realizoj një ide të tillë, pasi mjekët kishin konfirmuar se Darlene Sugg 48 vjeçare, nëna e vajzës në fjalë, nuk do mund të jetonte aq gjatë sa të shihte atë të përfundonte diplomimin, njofton Klan Kosova.
Darlene Sagg, ishte diagnostifikuar me kancer kolorektal kur ajo ishte 44 vjeçare dhe tragjikisht humbi jetën disa javë më vonë pasi vajza e saj jozyrtarisht organizoi diplomimin e saj në dhomën ku ajo po aplikonte terapinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dështimi spektakolar i raketës ruse

Rusia testoi raketat e saj s-300, por testi në zonën e Ashuluk-ut ...