Hiri i Fidel Castros udhëton 900 km deri te vendi ku do të varroset

hiri-castroMbetjet mortore të liderit të ndjerë kuban, Fidel Castro do të largohen nga kryeqyteti i vendit, Havana më 30 nëntor.

Hiri i lideri revolucionar kuban do të transportohen 900 kilometra për në qytetin juglindor të Santiagos.

Ky udhëtim do të rikrijojë turneun e fitores të ndërmarrë nga Castro pasi e mori pushtetin në vitin 1959, por në kahun e kundërt.

Hiri i tij do të varroset më 4 dhjetor në varrezat e qytetit të Santiagos “Santa Ifigenia” në një funeral ku pritet të marrin pjesë liderët majtist të Amerikës Latine dhe disa diplomatë të tjerë.

Më 29 nëntor, dhjetëra mijëra njerëz e kanë mbushur sheshin e revolucionit të Havanës për të bërë nderimet e fundit për Castron.

Marshi është mbyllur nga presidenti actual kuban, Raul Castro i cili iu referua vëllait të tij të ndjerë si lideri i revolucionit “për të ndershmit, nga të ndershmit”.

Fidel Castro që e ka udhëhequr Kubën në një sistem një partiak për gati gjysëm shekulli, ka vdekur në moshën 90 vjeçare më 25 nëntor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...