Hillari Klinton pas humbjes: T’i japim Trump shansin për të drejtuar, bashkë për Amerikën

Bota

hillari-humbjaKandidatja demokrate Hillary Clinton theu heshtjen për herë të parë pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, që nxorrën fitues rivalin e saj, Donald Trump.

Në një fjalim përpara simpatizantëve të saj, Clinton ka deklaruar se përveç se ka uruar Trump është shprehur e gatshmë që të bashkëpunojë me të për të mirën e Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi parë që vendi ynë është më i ndarë nga sa mendonim, por unë besoj tek Amerika. Donald Trump do të jetë president dhe ne i detyrohemi atij shansin për të drejtuar”, ka thënë Clinton.

Ajo ka theksuar se Amerika duhet të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat dhe për këtë ka kërkuar kontributin e të gjithëve, pa dallime politike.

“Demokracia jonë kushtetuese e detyron pjesëmarrjen tonë gjatë gjithë kohës. Ndaj të vazhdojmë të mbrojmë liritë tona, ekonominë, vendin dhe planetin. Ëndra amerikane është e madhe për këdo. Ne duhet të ofrojmë shanse të barabarta për këdo”, është shprehur Clinton.

Ish-sekretarja e Shtetit ka theksuar se, është jetike që secili të bëjë pjesën e tij për të ndërtuar një Amerikë më të fortë. “Dhe unë e di që do ta bëjmë këtë. Jam e nderuar që ndodhem përpara jush”, ka thënë ajo.

Në fund ajo i ka shprehur mirënjohjen e saj elektoratit, si edhe stafit të fushatës së saj. “Ky nuk është rezultati që ne donim dhe për të cilin punuam, por ndjej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë që bëmë së bashku. Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të isha kandidatja juaj ka qenë nderi më i madh i jetës sime”, ka vijuar Clinton.

ME TE LEXUARAT