Hillari Klinton apo Donald Trump, del exit-poll i pare i CNN

hillari-trumpElektorati amerikan në vitin 2016 duket goxha i kënaqur me presidentin që ka, por nuk janë edhe aq të kënaqur me zgjedhjet që i kanë për ta zëvendësuar atë, thonë exit pollet e hershme.
Në mbarë vendin, 54% e votuesve që shkonin në vendvotime thanë se janë të kënaqur me punën që po e bën Barack Obama, por vetëm rreth katër në 10 prej tyre thanë se do të jenë optimistë apo të emocionuar për presidencën në krye me Hillary Clinton apo Donald Trumpin. Dhe rreth shtatë në 10 thanë se janë të pakënaqur apo të zemëruar me mënyrën në të cilën po punon qeveria.

Rreth 4 në 10 votues thanë se prioriteti i tyre kryesor në një kandidat është ai që mund të sjellë ndryshime, por një hise e ngjashme thanë se po votojnë për përvojën apo gjykimin. Më pak thanë se janë në kërkim të një kandidati më solidar.

Shumica e të anketuarve kanë thënë se ekonomia është çështja e tyre më e rëndësishme. Votuesit madje ishin edhe më të ndarë në mes të Clintonit dhe Trumpit rreth asaj se cili kandidat do të merrej më së miri me ekonominë.

Rreth tetë në 10 persona thanë se rezultatet e zgjedhjeve, deri diku, do të numërohen saktësisht.

Në këtë sondazh të CNN-it dhe disa rrjeteve tjera mediale të zhvilluar nga “Edison Research”, morën pjesë 15,455 votues, ndërsa margjina e gabimeve është plus/minus 2 për qind.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vucic

Kërcënonte në “FB” familjen e Vuçiç, arrestohet i riu

Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se përmes ...