Hetimi i ri për emaile-t e Clinton, FBI deklaron: Nuk ka krim

hillari-klintonZyra federale e hetimeve apo FBI nuk gjeti prova veprimesh kriminale në e-mailet e reja të Hillary Clinton.

Në një letër dërguar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI-së James Comey tha se agjencia kishte përfunduar rishikimin e emaileve të reja dhe nuk kishte gjetur asgjë që të ndryshonte pozicionin e saj.

Në korrik, Comey tha se Clinton ishte treguar e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim në manaxhimin e materialeve sekrete në serverin e saj provat të postës elektronike ndërsa ishte sekretare e shtetit.

Por çështja u ndez sërish kur FBI tha se kishte zbuluar emaile të reja që mund të kishin lidhje me hetimin e mëparshëm.

Emailet e reja u gjetën në laptopin e Anthony Weiner, ish-bashkëshorti i një prej këshilltareve më të afërta të Clintonit.

“Bazuar në rishikimin tonë, ne nuk kemi ndryshuar përfundimet që u shprehën në korrik në kuadër të çështjes së zonjës Klinton”-shkruan Comey në letrën e dërguar ditën e dielë kongresit.
Në një letër të ngjashme muajin e shkuar, Comey lajmëronte ligjvënësit amerikanë se hetimi për Clinton ishte rihapur, diçka që tronditi garën drejt shtëpisë së bardhë dhe i dha forcë fushatës së republikanit Donald Trump.tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...