Hetimi për besimtarët e arrestuar: Folën me ISIS, “do marrim hak për imamët e dënuar”

gjykata (1)Antiterrori dhe Shërbimi Informativ duket se janë të alarmuar pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael, për shkak të komunikimeve të zhvilluara në telefon mes katër të arrestuarve dhe disa personave aktivë në Siri, si të përfshirë në organizatën terroriste ISIS.

Në fakt përgjimet tregojnë se disa nga të dyshuarit kanë folur edhe më herët në telefon, menjëherë pas dënimit të 9 imamëve, ku ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të godasin e do të marrin hak.

Nisur nga mënyra sesi reagon ISIS-i, që godet për të shkaktuar sa më shumë panik, autoritetet vepruan menjëherë një ditë përpara se të mbahej mesha e Lumnimit të 38 martirëve të kishës katolike dhe një javë para se të mbahej ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael.

Një burim tha se për këtë shkak është urdhëruar një ditë para ceremonisë shoqërimi e më pas arrestimi i Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës, Ergys Faslisë dhe Medat Hasanit.

Por për shkak se ky është një operacion në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të huaja, organet e hetimit janë tepër të rezervuara për të dhënë detaje konkrete mbi veprimet e të arrestuarve që tashmë janë në burg sipas një mase sigurie të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Edhe avokatët që përfaqësuan të dyshuarit kanë firmosur para gjykatës se mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo informacion që mund të dalë pas seancës së zhvilluar në gjykatë.

Prokurori në seancë ka lexuar vetëm veprat për të cilat dyshohen Fishti, Protopapa, Faslia dhe Hasani duke u përqëndruar veçanërisht tek rekrutimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në luftime në Siri.top channel

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...