Hetimet shokojnë, ja përbërja e donerit dhe qebapit

qepab-donerUshqimet e shpejta nëpër kioskat në rrugë, apo dhe në ambjente posacërisht për të ngrënë shpesh janë paralajmëruar sit ë rrezikshme. Së fundmi një hetim tregon për disa nga ushqimet e shpejta. Doner qebapi bën pjesë në ushqimet popullore “më të shpejta” në gjithë Evropën. Me dispozita është përcaktuar që doner qebapi patjetër duhet të përbëhet nga fetat e mishit të viçit, deri në 60 për qind të mishit të bluar të gjedhit apo të mishit të deleve, mëlmesa, vezë, qepë, qumësht dhe jogurt.
E po a është bash kështu edhe në praktikë? Një ekip i redaksisë “Markt” të televizionit rajonal gjerman NDR ka hulumtuar përbërjen e donerit të mishit të viçit në pesë punëtori në Hamburg. Rezultatet nga laboratori janë befasuese, transmeton Telegrafi. Ish-punëtorët e restorantit të ushqimit të shpejtë kanë zbuluar: Çfarë kurrë nuk do të porosisnin, sekrete të neveritshme të punës!
Në katër prej pesë doner qebapëve të studiuar kanë gjetur mish gjeli deti, pastaj përbërje të lartë të mishit të bluar të cilësisë më të dobët, pothuajse mbeturina të mishit, pastaj glutamat të dëmshëm i cili shërben si shtojcë e shijes dhe zëvendësim i kripës. Kjo e fundit është arsyeja përse shoqatat e konsumatorëve kërkojnë që të theksohet qartë përbërja e vërtetë e “aditivëve” të dëmshëm dhe mishit jocilësor. Sepse, hulumtimi i bërë në Hamburg ka treguar që 80 për qind e asaj që quhet doner qebap nuk është i tillë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërfytyron të dashurën që mos ta pëlqejë më njeri, e kafshon 21 herë në fytyrë

Vajza e identifikuar si Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ...