HETIMET/ Jetonte me frikën e hakmarrjes, Nelgert Pata mbrohej me kallashnikov

1
Kliko per me shume info

nelgert-pataVrasja e Nelgert Patës zbulon të tjera detaje. Mësohet se viktima 34-vjecar nga Memaliaj prej kohësh jetonte me frikë për hakmarrje. Për këtë fakt bënte atë që të lëvizte i armatosur. Zbulohet nga hetuesit se në makinën e tij gjendeshin dy armë kallashnikov. Po ashtu dhe makina në të cilën ndodhej viktima nuk ishte në emër të tij. Sipas burimeve të sigurta, 34-vjeçari nga Memaliaj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në aksin rrugor Fier-Seman, që ndodhej në makinë me Ari Halinani i cili mbeti i plagosur nuk e ksihte mjetin në pronën e tij, por ishte e e shokut të tij të plagosur.

Sendet
Pas njoftimit për atentatin e bërë ndaj Nelgert Patës, policia dhe prokurori nisi punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe prangosjen e tyre. Me të mbërritur në vendin e krimit, grupi hetimor mori të dhëna se viktima kishte tri ditë që qëndronte i fshehur në qytetin e Fierit, në një hotel shumë pranë vendit ku u ekzekutua me kallashnikov. Hetuesit e çështjes morën dëshmi të shumta përsa i përket strehimit dhe të dhënave që Pata kishte përdorur për t’u regjistruar në dhomën e hotelit dhe nëse ishte regjistruar i vetëm apo i shoqëruar nga ndonjë person tjetër. Burime pranë hetuesve të çështjes sqaruan për gazetën se në oborrin e hotelit ku kishte qëndruar Pata ndodhej i parkuar një automjet tip “Benz”. Për këtë fakt, hetuesit dyshuan se makina në fjalë mund të ishte e Nelgert Patës, çka u verifikua menjëherë prej tyre. Pas atentatit, në çantën personale të viktimës, përveç mjeteve identifikuese të tij, policia gjeti edhe çelësat e nja makine të tipit “Benz”, çka u vërtetua se pikërisht ky mjet ishte përdorur nga Pata. Pas kontrollit të ushtruar në brendësi të kësaj makine, u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit kallashnikov. Nisur nga ky fakt, dyshimet e hetuesve të ngjarjes kanë qenë se Nelgert Pata kishte filluar të lëvizte i armatosur që pas atentatit të parë të ngritur ndaj tij, në 21 gusht të këtij viti në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë ngjarje, ai shpëtoi mrekullisht. Ndërkaq, pas verifikimeve të bëra për “Benz”-in e gjetur, policia konstatoi se kjo makinë rezultonte të ishte e vjedhur në qytetin bregdetar të Vlorës.

Makina e autorëve
Pak orë pas vrasjes së Patës në fshatin Zhupan të Fierit, në vendin e quajtur “Mbikalimi”, u gjet duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh. Ndërsa, në brendësi të kësaj makine, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 34-vjeçarit, u gjendën edhe dy armë zjarri automatikë kallashnikovë dhe dy silenciator të këtyre armëve. Burimet e lartpërmendura thanë më tej për “Gazeta Shqiptare” se Nelgert Pata është qëlluar me plumbat e të dy kallashnikovëve me silenciatorë. “Benz”-i i djegur ishte me targa italiane, të cilat kanë qenë të vjedhura në Milano, në vitin 2005.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here