Pushohen hetimet për korrupsion brenda radhëve të EULEX

eulexMisioni i EULEX-it dhe Zyra e BE-së përmes një njoftimi për media kanë thënë se vlerësojnë aktvendimin e sotëm për pushimin e hetimeve penale në një rast të PSRK-së, ku u hodhën poshtë akuzat për veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit kundër katër të pandehurve.

“Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas.

Siç është theksuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij”, thuhet në njoftim.

Më tej është theksuar se shprehin kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit.

Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mitrovicë, u ekzekutua me katër plumba, flet familja viktimës: Ne e njohim vrasësin e djalit

Një i ri u vra sot në mëngjes ne Mitrovicë, i qëlluar ...