Larje hesapesh mes grupeve kriminale, pse u ekzekutua shqiptari në Greqi

RIGERT-GREQIMediat greke i kanë bërë jehonë vrasjes së shqiptarit 32-vjeçar Rigert Dervishi një ditë më parë midis rrugëve ‘Sperxiou’ dhe ‘Peloponiso’ në Keratsini.

Ndonëse policia nuk ka rënë ende në gjurmët e atentatorëve, ka dyshime të forta që ekzekutimi në makinë i Dervisht të jetë bërë për larje hesapesh mes bandave kriminale. “TvKlan” thonë se pikërisht larja e hesapeve, është edhe pista kryesore ku po heton policia, nisur edhe nga mënyra e ekzekutimit të tij.

Mbi trupin e 32-vjeçarit nga Kuçova janë derdhur mbi 10 plumba, ndërsa gjithçka është llogaritur me saktësi, sipas mediave greke, çka rrit dyshimet për një ekzekutim të tipit mafioz.

Në vendngjarje hetuesit kanë gjetur 10 gëzhoja të kalibrit 9mm që janë çuar për analiza balistike. Nga hetimet rezulton se shqiptari u qëllua nga dy persona që udhëtonin në një tjetër automjet tip “Toyota”, ndërsa marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë pritet të nxjerrë edhe detaje të tjera nga kjo ngjarje.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...