Heroina e derdhur në Shkumbin, Koseni: Ku ta hidhnim? Gazetarëve u ra të fikët!

Aktualitet

edmond-koseniKomisari i hekurt Edmond Koseni, ish drejtori i policisë së Elbasanit në vitin 1998- 2001 foli dhe për të vërtetën e hedhjes në lumin Shkumbin të 25 kg heroinë.

“E vërteta është kështu: Ne ndiqnim një rrjet trafiku të drogës, kishim kohë që e ndiqnim. Atë ditë unë me nëndrejtorin që ka qënë Arben Joca u nisëm për në Peqin për një analizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë pashë makinat që ishin aty dhe i thashë nëndrejtorit “na iku, nuk ka mundësi”, nuk u treguam të zgjuar. Megjithatë e kapëm situatën shumë shpejt edhe u kap një Benz 2400 te dinamo me 2 kg drogë, afërsisht se ka kohë dhe unë i kam dokumentat në shtëpi me filmime e të gjitha. U kap ky Benz, u shoqërua autori dhe gjatë veprimeve i thashë shefit të anti-drogës kontrolloni filan vend siç e kishim informacionin ne që ishim aty.

Shkoi, nuk gjeti gjë. I thashë “mirë, po vij unë”. Shkova atje unë dhe e gjeta te goma e makinës. E morëm. Kur merret ajo është provë materiale dhe në momentin që merret, aty merren mostrat bëhen analizat. Mbasi bëhen analizat këto duhet të ruhen në organet e drejtësisë. Meqe organet e drejtësisë nuk kanë patur ambjente dhe forca për ta ruajtur, e ruante Policia e Shtetit. Kështu që u mor, u fut në zyrën e anti-drogës në një kasafortë me tre çelësa: një çelës në Sekretarinë Sekrete, një shefi i anti-drogës dhe një tjetër ishte futur në një kasafortë tjetër. Ato tre çelësa ishin shpërndarë që të mos kishte mundësi njeri të luante kasafortën. Përveçse u lidh pastaj me tre vula.

Filloi procesi gjyqsor kundër personave që kishin kryer aktin e trafikut të drogës dhe Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që të dënohen për shembull po e zëmë shtatë vjet burg , dhe prova materiale të asgjesohet. Ne nuk kryenim dot veprim për asgjesim për arsye se autorët që kryen veprën penale kërkuan lehtësim të dënimit. Shkuan në Gjykatën e Apelit, Gjykata e Apelit i uli sipas ligjit që ata kanë, dhe lanë në fuqi eleminimin e provës materiale që ishte droga. Ne prapë nuk vepronim dot. Megjithatë dritarja ishte me tre vula, dera me tre vula, policë te dritarja,policë te dera.

Duhej që të kthehej dosja nga Gjykata e Apelit në Shkallë të Parë që Shkalla e Parë të jepte urdhërin e ekzekutimit që ne të kryenim veprimin e ekzekutimit. Kështu ndodhi. Pasi ndodhi kjo u mblodhën Zv.Prokurori, Prokurori i cështjes, Drejtoria e Policisë, një i deleguar nga Ministria edhe përfaqësues të Gjykatës.

U krijua Komisioni i Përbashkët. Mediat janë të parat që hynë aty kur u hap ajo, sa që i ra të fikët nga era atyre. E morëm e futëm në makinë me komision me doktorë me të gjitha shkuam. “Ku ta hedhim?”, nuk ishte shprehur në Kodin Penal që kjo duhet të bëhet në këtë mënyrë.

Sikur ta merrnim ta groposnim, ata do thonin prapë e mori vetë. Po ta merrnim për ta djegur ata do thonin prapë e mori vetë edhe menduam që ta hedhim në ujë.

Atje s’ka çfarë të thotë më. Në prani të medias çdo veprim. E çuam te ura e Shkumbinit, dy agjentë të Policisë Kriminale, shkoi Prokurori me përzgjedhje, mori masat, iu bënë analizat.

Dolën njësoj, një kopje ne, një kopje Ministria e Brendshme dhe u asgjesua prova materiale.

Kjo është. Nuk ke si bën sepse janë të lidhura gjërat. Çfarë u bëra unë ta shisja atë?! Si do e shisja?! Nuk ka shanse të bëhet. E di kur e bën Policia pisllëkun? E bën në fillim fare kur shkon tekpull një person atje. Unë shkova me grup. Kur shkon një person i vetëm dhe i thotë “kaq bën po deshe”. Aty e bën Policia. Në asnjë vend tjetër nuk e bën dot Policia pisllëkun./oranews

ME TE LEXUARAT