Hëna ‘’gjigande’’ mrekullon njerëzit në të gjithë botën(Foto)

UntitledPrej disa muajsh njerëzimi u paralajmërua se Hëna do i afrohet Tokës në pikën më të afërt të orbitës së saj që prej vitit 1948 me datë 14. Njerëzit në të gjithë botën dolën në rrugë apo u ngjitën në ndërtesa të larta për të shijuar këtë fenomen natyror të bukur e të rrallë.

Orbita e hënës është eliptike dhe jo rrethore, arsye për të cilën ajo herë pas herë është më pranë tokës. Kur perigjeu, qasja e saj më e afërt ndaj Tokës, përkon me Hënën e plotë, krijohet fenomeni që njihet si “superhëna”.

Kjo e fundit arriti pikën e saj më të shndritshme mbi Azi mbrëmjen e së hënës. “Superhëna” shfaqet 14% më e madhe dhe 20% më e shndritshme se sa zakonisht.

Herën tjetër që do të kemi një “supërhënë” do të jetë data 25 nëntor 2034. Madje, atëherë Hëna do të jetë edhe më pranë Tokës duke dhuruar një spektakël edhe më të madh.

Për ata që duan të bëjnë fotot të paharrueshme, ekspertët këshillojnë që të fotografojnë Hënën bashkë me një pikë referimi, si një ndërtesë e lartë apo diçka e ngjashme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

female-male

Nuk keni kujtesë të mirë? Mjekët ju këshillojnë seksin si ilaç

Nëse femrave u duhet një arsye tjetër për të bërë më shumë ...