Ministri publikon fotot, puna madhështore që po bëhet për HEC-in e Moglicës

mogliceeMinistri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri ka publikuar ne faqene tij zyrtare nje set fotografish nga punimet qe kompania e njohur Statkraft po kryen me intensitet për ndërtimin e HEC Moglicë.

“Pas përfundimit dhe vënies në punë të hidrocentralit të Banjës, kompania e mirënjohur norvegjeze Statkraft po vazhdon me intensitet të lartë investimin në ndërtimin e një tjetër vepre, asaj të hidrocentralit të Moglicës. Ndërtimi ka filluar në vitin 2015 dhe planifikohet të përfundojë në vitin 2019. Kjo vepër do të ketë digën më të lartë në Europë të llojit të saj, me bërthamë argjili dhe material vendi, lartësi 150 metër, 600 metër mbi nivelin e detit. Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2.

Një tunel 11 km do të ndërtohet në afërsi të digës, i cili do të shërbejë për të devijuar ujin nga rezervuari i Moglicës në central. Kjo është hera e parë në historinë e ndërtimit të hidrocentraleve në Shqipëri ku centrali do të ndërtohet brenda në tunel, i padukshëm në sipërfaqe.

Prodhimi vjetor në hidrocentralin e Moglicës do të arrijë 475 GWh. Duke llogaritur tashmë edhe HEC Banjën që ka përfunduar dhe vënë në punë, sëbashku do të prodhojnë 729 GWh në vit, duke mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17 %. Vlera totale e investimit të Statkraft për këto dy hidrocentrale arrin në mbi 535 milion Euro. #rimekembjaenergjitike”, shkruan ministri ne faqen e tij zyrtare.




https://scontent.fskg1-1.fna.fbcdn.net/t31.0-8/14917086_1113299288791553_2995548051108898205_o.jpg



Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dogana

Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet ...