Hashim Thaçi fjalë prekëse për festën e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosovë&Rajon

flamuriPresidenti i Kosovës, Hashim Thaci uron për festën e Flamurit. Përmes një statusi në fb, ai shkruan: “Flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi.Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më pare”.

Thaçi nënvizon se në këtë ditë të shënuar, “krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri”.

ME TE LEXUARAT