Vijon hakmarrja greke, punëtorët sezonalë kthehen në Kakavijë

Aktualitet

dogane-kakavijeSërish janë kthyer qytetarë shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas policisë greke, ky fenomen ndodh gjithnjë në këtë periudhë të vitit, ku janë punëtorë të tregut të zi, të punës për plantacionet e agrumeve dhe ullinjve, ndërsa të tjerë nuk plotësojnë kriteret e “Schengen”-it.

Por të kthyerit thonë se, “dokumentet nuk janë përfillur fare prej policisë greke”. Vetëm mëngjesin e së dielës, në Kakavijë ka pasur rreth 50 të kthyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Kufitare ka njoftuar se ritmi ditor i personave që iu është refuzuar hyrja në Greqi është në rënie, krahasuar me pak ditë më parë. Anulimi me kryq i vulës së hyrjes është një masë që pengon kalimin për 24 orë, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara të “Schengen”-it.

Vetëm gjatë kësaj jave, prej tri pikave kufitare të Kakavijës, Sopikut dhe “Tre Urave” janë kthyer pas më shumë se 500 qytetarë shqiptarë.

ME TE LEXUARAT