Haki Çako: Gjithcka është nën kontroll në “Elbasan Arena”, situata e qetë

haki-cako15Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka siguruar të gjithë tifozët shqiptarë por edhe lojtarët e Izraelit se situata është nën kontroll dhe plotësisht e qetë.

Pak minuta para nisjes së ndeshjes, Çako i cili ndodhet në Elbasan Arena theksoi se është vetëm një ndeshje futbolli dhe të gjitha masat janë për qëllimin që ka policia për të siguruar mbarëvajtjen e një ndeshje kombëtare dhe parandalimin e çdo ngjarje kriminale dhe akteve terroriste.
“Çdo gjë ka qenë e qetë, masat korrekte, situata plotësisht e qetë”, deklaroi Çako.

I pyetur për masat e forta dhe deklaratat për sulme të mundshme terroriste, Çako tha se ‘nuk është hera e parë që mediat, me keqardhje abuzojnë me të drejtën e tyre të improvizimit’. “Situata nuk kalon përtej imagjinatës së gazetarëve”, tha ai.

Çako uroi ekipin kombëtar dhe falënderoi efektivët e policisë.
“Jam tifoz dhe sportdashës qoftë i futbollit dhe Kombëtares Shqiptare. Shpresoj dhe uroj të gjithë futbollistët shqiptarë që të ngrohin zemrat e shqiptarëve. Uroj edhe policit e angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen”, tha Çako.

Rreth 2000 policë janë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe përcjelljen e ekipit të Izraelit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...