Publikohet video e hajdutit “të tmerrshëm” të Tiranës, ja lista e vjedhjeve

Efektivët e komisariatit të Policisë Nr 5 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”.
Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. “Tch” ka publikuar edhe videon e nje rasti grabitje nga Shima, ku eshte identifikuar me fytyre nga Policia.

Më konkretisht:

Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.

Ngjarja e datës 03.08.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.

Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.

Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.

Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...