Deputetja shqiptare vëzhgon zgjedhjet në SHBA, ja çfarë i bën përshtypje

Kliko per me shume info

hafizi-shbaDeputetja e partisë më të re Lista e Barabartë, Mimoza Hafizi, po vëzhgon nga afër zgjedhjet presidenciale që po mbahen në SHBA.

Hafizi është deleguar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së për të monitoruar procesin e votimit, si dhe numërimin elektronik të votës.

Kliko per me shume info

Ajo deklaron se një votuesi amerikan i duhen vetëm 10 sekonda për të votuar dhe nuk ka zvarritje të procesit, duke theksuar se një gjë e tillë mund të zbatohet edhe në Shqipëri.

“Ditë e veçantë në SHBA, si vëzhguese e zgjedhjeve, deleguar nga Asambleja Parlamentare e OSBE. Jam shumë e vëmendshme ndaj mënyrës elektronike të numërimit të votës. Çdo votues, pasi plotëson fletën e votimit, e fut vetë te makina e numërimit. Vetëm 10 sekonda!

As dhjetëra mijëra numërues, as qindra makina që transportojnë kutitë, as dhjetëra mijëra vëzhgues të stresuar, as ditë të tëra zvarritjeje për rezultatin. Vetëm 10 sekonda, në një kompjuter të thjeshtë, që mund ta ketë pa problem çdo qendër votimi edhe në Shqipëri. S’ka asnjë arsye bindëse që ky sistem numërimi të mos pranohet në zgjedhjet tona”, shkruan Mimoza Hafizi në “Facebook”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here