Guximtar Boçi dëshmon dy orë tek Krimet e Rënda: Bisedat erotike, të montuara

guximtar-bociIsh-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, eshte marre në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mesohet se gjyqtari i ka qendruar versionit se nuk e ka ngacmuar seksualisht shtetasen Rudina I, perkundrazi ka qene ajo qe eshte munduar ta provokoje.

Kliko per me shume info

Nga ana tjeter, avokati i Guximtar Bocit, juristi Sajmir Vishaj ka thene se bisedat e publikuara jane te montuara.
“Bisedat jane te montuara, nuk kne ndodhur kurre ne menyren si jane shfaqur. Një person i papërgjegjshëm si ajo me te cilen kemi te bejme ne kete rast, nuk mund të verë në lëvizje prokurorinë”, theksoi me tej avokati.

LEXO EDHE:  Tragjike, kryebashkiaku i PD hap dyert e mortit, sot përcjell njërin vëlla

Ai akuzohet se ka kërkuar favore seksuale për një vendim, ndërsa përgjimi audio u transmetua në emisionin “STOP”, në Klan.

Diten e djeshme për më shumë se dy orë, ka qene gjyqtarja Blerta Çibuku qe është pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me përgjimin.

Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses. Gjyqtarja mësohet të këtë deklaruar se materialet audio të transmetuara në “STOP” janë autentike, duke pranuar se ajo i ka bërë ato biseda me denoncuesen.
Guximtar Boçi është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nëse do të jetë e nevojshme, sipas Prokurorisë do të bëhet edhe një ballafaqim mes tij dhe denoncueses.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here