E godet me gurë në kokë dhe i merr motorin, arrestohet 46-vjecari, ja emri

tirane-policiaNjë 46-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë së Tiranës, pasi ka qëlluar me gurë e shkelma një shtetas për t’i marrë motorin.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi Besnik Simolla, 46-vjec, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Ai është dënuar më parë për vepren penale “Vjedhje të energjisë elektrike”.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë se, në Rrugën “Karl Gega”, ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin I. D., 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe i ka vjedhur me dhunë motorrin tip ZANSHEN”- njofton policia.

LEXO EDHE:  SUPERVJEDHJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë: Si na i grabitën dy të njohurit tanë 110 milionë lekë dhe makinën luksoze

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here