Guardiola merr një vendim të pabesueshëm për Lionel Messin

Sport

guardiola-messiLionel Messi për pesë vite është shpallur lojtari më i mirë në botë dhe në mënyrë të konsiderueshme falë ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, por ky i fundit i ka surprizuar të gjithë duke përjashtuar çdo mundësi që ai të përpiqet të firmosë me “krijesën” e vet te Manchester City.

Katalanasi do të preferonte që “Pleshti” ta mbyllë karrierën te Barcelona. Me kontratën e tij që përfundon në vitin 2018, së fundmi është spekuluar se argjentinasi mund të largohet nga “Camp Nou” dhe klubi më i lakuar si destinacion i ardhshëm për të është City, por planet e gjeniut të futbollit janë ndryshe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E kam thënë këtë më shumë se një herë. Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona. Dhe kjo është ajo që unë uroj me gjithë zemër, që ta mbyllë karrierën atje”, – u shpreh sot Pep, i cili ka punuar me 29-vjeçarin nga viti 2008 deri në viti 2012. Pikërisht nga ky fakt gjithnjë është spekuluar se tekniku do me çdo kusht të ribashkohet me lojtarin më të mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

Lajmi më i bujshëm i shkruar në vitet e fundit ka qenë ai sipas të cilit “Qytetarët” kishin biseduar me të atin e Messi-t, Jorge, në Sao Paolo, para se Barcelona të transferonte Neymar-in.

ME TE LEXUARAT