Guardiola mposht Barcelonën, Atletico siguron 1/16-at e Champions

city-barcelonaPep Guardiola ka arritur më në fund të mposht ish-skuadrën e tij Barcelona. Lionel Messi me shokë u mundën 3-1 në Angli në sfidën kryesore të Grupit C. Edhe pse katalanasit kaluan të parët në avantazh, “qytetarët” arritën të përmbysin rezultatin.

Pas golit të pësuar në minutën e 21, City barazoi me Gundogan në minutën e 39, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1.

Në të dytën, De Bruyne realizoi nga goditja e dënimit, ndërsa Barçën e ndali traversa. Në të 74-n, mesfushori gjerman Gundogan shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn që vulosi edhe suksesin e Guardiolës.

Atletico Madrid bëhet skuadra e parë që siguroi biletën për fazën tjetër. Skuadra e Simeones fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Rostov falë dopietës së Griezman. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Bayern fitoi në transfertë ndaj PSV-së me rezultatin 2-1. Për bavarezët Leëandoëski që realizoi dopietë.

Arsenali fitoi me vuajtje 3-2 në transfertën e Ludogorets. Vetëm pas çerekore lojë, miqtë u gjenden nën disavantazhin prej dy golave. “Topçinjtë” arritën të barazojnë në pjesën e parë, falë edhe një goli të Granit Xhakës, ndërsa Ozil shënoi 2 minuta nga fundi i ndeshjes për të marrë tre pikë të plota.

Nëse njëri prej vëllezërve Xhaka festoi të martën mbrëma, tjetri pësoi një tjetër zhgënjim. Baseli i Taulantit u mposht 2-1 në shtëpi nga PSG që merr fitoren “in extremis” Meunier.

Gjermanët e Gladbah fituan 1-0 përball Celtic, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt mori një barazim 1-1 në Turqi ndaj Besiktas./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...