Greqi, goditet grupi kriminal i vjedhjes së makinave, ‘shefi” një i ri shqiptar

grabitja-makinaNjë grup kriminal që merrej me grabitjen e makinave dhe shitjen e tyre me pjesë është goditur nga policia greke në veriperëndim të Atikas pjesë e qarkut të Athinës.
Dosjet hetimore janë përpiluar ndaj 18 personave, në akuza të shumta, si pjesëmarrje në organizata kriminale, vjedhje, grabitjes, falsifikim, shkeljen e ligjit mbi drogërat, etj.
Aktualisht, policia ka arrestuar 9 persona, midis të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 22 dhe 19 vjeç, ndërsa më herët janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, 21 dhe 24-vjeç, të cilët ndodhen në paraburgim.
Arrestimet erdhën pas disa muajsh hetime. Autorët kishin ngritur grupin kriminal duke kryer vjedhje në rajone të ndryshme të Atikës. Pasi kishin hequr sistemin e GPS-së, autorët i dërgonin makinat në garazhe të posaçme, ku i çmontonin dhe i shisnin me pjesë.
Rolin kyç në këtë aktivitet luante 24 vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në burg për krime të ngjashme, ndërsa në aktivitet kishte përfshirë edhe vëllain e tij 22 vjeçar. Vëllai më i ri merrej me menaxhimin e software-ve për të anashkaluar sistemin e sigurisë. Të tjerët merreshin me vjedhjen si dhe çmontimin.
Në banesat e të arrestuarve janë gjetur 15 makina, pjesë këmbimi, makina pa targa, thika, sasi të vogla kokaine dhe kanabisi, celularë, fshihekë dhe sende të tjera si dhe shumën prej 600 eurosh.
Deri më tani janë zbuluar 17 vjedhje makinash. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Athinës për t’u njohur me masën e mëtejshme të sigurisë./oranews

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...