Përmbytjet në vend, MB dërgon dy grupe shpëtimi në Lezhë

gruaja-9kateshetPërmbytjet në Lezhë janë raportuar alarmante, duke detyruar që Ministria e Mbrojtjes të dërgojë trupa shpëtimit. Mësohet se rreth 30 të tillë janë dërguar në LEzhë, ndërkohë që në gatishmëri janë dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile por dhe të vetë banorëve. Zonat e rrezikuara nga përmbytjet janë tashmë në dorë të grupeve të shpëtimit duke shmangur ndonjë fatkeqësi.
Po ashtu gjendja në Fushë- KRujë mbetet alarmante, me 3 familje që janë në rrezik përmbytjeje. Nga kjo situatë, dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre.
Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është dhe të Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.
(foto ilustruese)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun ...